Hoxhaj insiston: Në kabinetin tim u përpunuan propozimet për taksën dhe masat reciproke ndaj Serbisë

17.08.2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoxhaj insiston: Në kabinetin tim u përpunuan propozimet për taksën dhe masat reciproke ndaj Serbisë

Kanë vazhduar përplasjet mes Enver Hoxhajt të PDK-së e Pal Lekajt të AAK-së. Hoxhaj, tash i është përgjigjur Lekajt i cili tha se këmbëngulësia e kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinajt, e ka mbajtur taksën ndaj Serbisë, duke iu drejtuar PDK-së se sa për ta, taksa ishte harruar.

Hoxhaj përmes një reagimi në Facebook insiston prapë se taksa është propozim i tij i vitit 2018, bashkë me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Kur ministri jashtëm serb dje paralajmëroi se një shtet do të tërheq njohjen ndaj Kosovës, për mua para dy vitesh kjo ishte e paimagjinuar. Kam kaluar ditën duke kontaktuar partnerë dhe miqtë e shumtë në pjesë të ndryshme të botës, për të kuptuar se për cilin shtet bëhet fjalë! Kam bërë po ashtu një projekt ide se si mund ta godasim prapa Serbinë në plan të gjerë. Besoj se në Qeverinë e re me kryeministër Kadri Veselin, do të kemi masa të reja kundër fushatës serbe. Nuk do të lëmë gurë pa lëvizur për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj tutje thotë se sa për taksën, është mirë që është zgjeruar pronësia e saj.

“Politika për mua është sa betejë për ide kreative në situata komplekse po aq edhe vendimmarrje shtetërore në mbrojtje të ekzistencës tonë! Në çdo pozitë që kam pasur në Qeveri, së pari i kam vënë para vetes interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pastaj ato të partisë me të cilën krenohem që i takoj, PDK. Gjatë verës së 2018-s, në Kabinetin tim janë përpunuar dy propozime: njëri për taksën dhe tjetri për masa reciproke ndaj shtetit serb. Jam krenar që në nëntorin e kaluar njëra është bërë realitet, ndërsa reciprociteti është bërë diskurs edhe i partive në opozitë!”, thotë Hoxhaj.

“Duhet ta ushtrojmë sovranitetin në çdo cep të Kosovës dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të saj. Por asesi të mos harrojmë se interesi shtetëror i Kosovës është i barabartë me interesat e ShBA-së dhe partnerëve evropianë! E ardhmja e Kosovës është vetëm rruga drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE!”, ka thënë ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Anti-korrupsioni bën kallëzime penale për rreth 50 raste

Anti-korrupsioni bën kallëzime penale për rreth 50 raste

Hoxhaj insiston: Në kabinetin tim u përpunuan propozimet për taksën dhe masat reciproke ndaj Serbisë

Hoxhaj insiston: Në kabinetin tim u përpunuan propozimet për taksën dhe masat reciproke ndaj Serbisë

Eskluzive: AAK e PSD të hënën nënshkruajnë koalicionin

Eskluzive: AAK e PSD të hënën nënshkruajnë koalicionin

100 mijë qytetarë lanë Kosovën e Shqipërinë vitin e kaluar

100 mijë qytetarë lanë Kosovën e Shqipërinë vitin e kaluar

Mustafa thotë se do t’i tejkalojnë dallimet me VV-në, PDK-së nuk ia japin “shansin e dytë”

Mustafa thotë se do t’i tejkalojnë dallimet me VV-në, PDK-së nuk ia japin “shansin e dytë”

Bulliqi: Në LDK u linçova nga koka e partisë, në VV nuk kam shkuar për poste

Bulliqi: Në LDK u linçova nga koka e partisë, në VV nuk kam shkuar për poste

Ish-ambasadori Sabri Kiçmari i bashkohet Vetëvendosjes

Ish-ambasadori Sabri Kiçmari i bashkohet Vetëvendosjes

Albin Kurti: Më mirë reciprocitet sesa taksë ndaj Serbisë

Albin Kurti: Më mirë reciprocitet sesa taksë ndaj Serbisë

Veseli pas dorëheqjes se SHBA-së nga bordi i Agjencisë së Pronës: Duhet të alarmohemi të gjithë

Veseli pas dorëheqjes se SHBA-së nga bordi i Agjencisë së Pronës: Duhet të alarmohemi të gjithë

Kallëzimi penal për 22 policë – amnisti për urdhërdhënësit e dëbimit të “gylenistët”

Kallëzimi penal për 22 policë – amnisti për urdhërdhënësit e dëbimit të “gylenistët”

Haradinaj në bastionin e PDK’së: Ne jemi të sinqertë dhe të vërtetë

Haradinaj në bastionin e PDK’së: Ne jemi të sinqertë dhe të vërtetë

Haradinaj: Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës

Haradinaj: Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës

Hiqet flamuri nga Kalaja e Artanës, s’dihet kush e bëri?

Hiqet flamuri nga Kalaja e Artanës, s’dihet kush e bëri?

Kallëzimet penale e suspendimet e policëve të Kosovës -IPK jep detaje shtesë

Kallëzimet penale e suspendimet e policëve të Kosovës -IPK jep detaje shtesë

Shembet skela e pallatit, një punëtor i vdekur – pesë të plagosur

Shembet skela e pallatit, një punëtor i vdekur – pesë të plagosur

Mustafa: Bulliqi dhe Haradinaj e kanë për borxh t’ia kthejnë Çakorrin Kosovës

Mustafa: Bulliqi dhe Haradinaj e kanë për borxh t’ia kthejnë Çakorrin Kosovës