FDH: Serbia injoron përgjegjësinë, por glorifikon krimet e veta të luftës

E publikuar: 24/07/2019 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka përparim në procedimin e krimeve të luftës në Serbi. Kështu u tha sot me rastin e prezantimit të Raportit të katërt të Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) të Serbisë në lidhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për procedimin e krimeve të luftës, bën të ditur agjen cia serbe e lajmeve FoNet, trannsmeton Koha.net.

Sipas këtij Raporti, gjatë gjashtë muajve të shkuar në Serbi është zhvilluar vetëm një hetim, ndërsa janë ngritur katër aktpadi kundër katër personave të dyshuar për përfshirje në krimet e luftës.

Serbi, thuajse në nivel ditor mohohen faktet e konfirmuara nga gjyqësia në lidhje me krimet e luftës, në anën tjetër glorifikohen krimet e luftës, deklaroi redaktorja e këtij raporti, Ivana Zhaniq.

Koha.net rikujton se Serbia ishte fajtorja e luftës së përgjakshme në ish-Jugosllavinë, e cila shkaktoi qindra mijë viktima në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Kroaci e Slloveni. Gjykata Ndërkombëtare e bën përgjegjëse edhe për gjenocidin në Srebrenicë, ndërsa në Kosovë ajo vrau mbi 13 mijë civilë, gra, fëmijë e pleq.