Darmanoviq: Dorëheqja e Haradinajt mund t’i japë Vuçiqit dhe Thaçit më shumë hapësirë ​​për negociata

20.07.2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Darmanoviq: Dorëheqja e Haradinajt mund t’i japë Vuçiqit dhe Thaçit më shumë hapësirë ​​për negociata

Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Sërgjan Darmanoviq, thotë se dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, u jep hapësirë më të madhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e atij serb Aleksandër Vuçiq, për negociata.

“Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, u jep hapësirë për negociata dy negociatorëve kryesorë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq”, tha Dermanoviq në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Darmanoviq, megjithatë, thekson se e ardhmja e kësaj çështje varet nga marrëdhëniet mes forcave në Kuvendin e Kosovës dhe mes vet politikanëve e liderëve kosovarë.

“Sigurisht, Ramush Haradinaj ishte një pjesëmarrës i shquar në zgjidhjen e problemeve dhe marrëdhënieve të serbëve të Kosovës dhe kishte pikëpamjet e tij për këtë”, tha ai.

Ministri malazez konsideron se mungesa e Haradinajt në Kosovë, varësisht se si do të shkojë procesi në Gjykatën Speciale, atje ku u ftua në cilësinë e të dyshuarit, mund të krijojë skenarë të rinj në vend.

“Kjo në të vërtetë është çështje e marrëdhënieve të tyre të brendshme dhe politikës së tyre. E gjitha varet se nga kush do të formohet qeveria e ardhshme e Kosovës. Dhe, nëse partia e tij do të mbetet në pushtet – domethënë nëse koalicioni që ai drejton do të dominojë procesin politik apo jo. Shumë çështje janë para nesh dhe nuk duhet të nxitojmë për përfundime”, thotë tutje ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

BBC: Shpërfillja evropiane ushqen pakënaqësinë në Ballkan

600 banesa për punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

600 banesa për punëtorët e sektorit publik (VIDEO)

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

Lutfi Haziri i çon selam VV-së: Emri i Kryeministrit kalon nga LDK

Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

Palmer takohet me Sllobodan Petroviq

Vuçiq: Ata ta heqin taksën e ne ta pranojmë Kosovën, kjo është hajgare

Vuçiq: Ata ta heqin taksën e ne ta pranojmë Kosovën, kjo është hajgare

Sekretariati i KQZ-së: Obligohemi që të veprojmë sipas ligjit, jo sipas tekeve të partive

Sekretariati i KQZ-së: Obligohemi që të veprojmë sipas ligjit, jo sipas tekeve të partive

Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore – drejt dështimit

Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore – drejt dështimit

Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli

Djali i Haki Imerit: Babanë e vranë skuadra e SHIK’ut, përgjegjës Thaçi e Veseli

Qëndrimet e fuqive botërore rreth asaj se si duhet zgjidhur problemi Kosovë-Serbi

Qëndrimet e fuqive botërore rreth asaj se si duhet zgjidhur problemi Kosovë-Serbi

Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve, synohet zgjidhje më e lehtë e kontesteve mes qytetarëve

Themelohet Oda e Ndërmjetësuesve, synohet zgjidhje më e lehtë e kontesteve mes qytetarëve

Telekomi mbledh urgjent Bordin për padinë e Z-Mobilet në Arbitrazh

Telekomi mbledh urgjent Bordin për padinë e Z-Mobilet në Arbitrazh

Raporti i DASH-it: Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-në

Raporti i DASH-it: Kosova vazhdoi të luftojë rrezikun e terrorizmit nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me SHBA-në

Trifunoviq: Do ta pranoja Kosovën me disa kushte

Trifunoviq: Do ta pranoja Kosovën me disa kushte

Palmer: Presim që Kurti të jetë partner i SHBA’së – Srpska në Qeveri por aty ka vend edhe për serbë tjerë

Palmer: Presim që Kurti të jetë partner i SHBA’së – Srpska në Qeveri por aty ka vend edhe për serbë tjerë

Mustafa: Nëse nuk pajtohemi me VV’në, LDK shkon në opozitë

Mustafa: Nëse nuk pajtohemi me VV’në, LDK shkon në opozitë