Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

09.07.2019 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Samiti dyditor i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nisi të hënën në Sarajevë me takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare.

Tema kryesore të bisedimeve të delegacioneve të larta, në mesin e të cilave janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, janë: gjendja e proceseve të integrimit në BE dhe lidhjet në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë si parakushte për zhvillim të qëndrueshëm.

Megjithatë, fokus i ministrave ishte edhe anulimi i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës, Igor Crnadak, tha se mosardhja e përfaqësuesve të Kosovës është një goditje ndaj bashkëpunimit rajonal.

“Kujtoj se nga nëntori ne jemi subjekt i sanksioneve nga Prishtina. Përkundër kësaj, kemi dërguar ftesë, kemi shprehur gatishmëri për të qenë nikoqirë të mirë, duke respektuar rregullin numër një, që edhe nëse nuk pajtohemi për diçka, duhet të jemi në tavolinë dhe të kërkojmë zgjidhje. Prishtina mendon ndryshe. Goditje e rëndë për bashkëpunimin në rajon”, tha Crnadak.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht “gatishmërisë dhe vullnetit” për të marrë pjesë në samit, ai ka vendosur të mos shkojë në Sarajevë, sepse, siç ka thënë në një postim në Twitter, “trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së”.

Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Nga nëntori i vitit të kaluar, Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Bosnja dhe Serbia.

Në samitin në Sarajevë marrin pjesë përfaqësues të Bosnje dhe Herzegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovenisë. /REL/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve