Presidenti Thaçi kërkoi nga Engel që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës

E publikuar: 05/07/2019 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i ka kërkuar mikut të Kosovës që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës.

Thaçi është shprehur mirënjohës për angazhimin personal të Engel, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Mes tjerash, presidenti i ka kërkuar mikut të Kosovës që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës.

“Me mikun e madh të Kosovës, kongresistin amerikan Eliot Engel. I jemi mirënjohës përjetë për angazhimin personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar. Nga kongresisti Eliot Engel, i cili është Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, kërkova të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës”, ka shkruar presidenti në llogarinë e tij në Facebook.