Topalli: PD-ja nga sot s’ka asnjë pushtet, kjo është vrasja më mizore që i ka bërë kreu i saj

30.06.2019 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Topalli: PD-ja nga sot s’ka asnjë pushtet, kjo është vrasja më mizore që i ka bërë kreu i saj

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se “pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet, PD praktikisht nuk është më dhe kjo është vrasja më mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve”.

“Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki. Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhtuar e fyer, mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse”, tha Topalli.

Ajo tha se “pas kësaj, Basha premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën”.

“Sot, me mos-hyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohe që Edi Rama ka marrë çdo gjë. Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës”, tha ajo.

Sipas Topallit, “ky është dëmi më kriminal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij”.

“Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e NATO. Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve të paepur në dekadat e shkuara. Nga sot, asgjë nuk është më si më parë”, tha Topalli.

“Pasi ka marrë faturën e dhunës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen më kriminale që mund të imagjinohej… dhe desh ta çonte vendin në përplasje..; Pasi humbi “revolucionin”, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të reëzonte Ramën dhe pasi la PD pa asnjë pushtet politik…Ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë. Ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin”, tha Topalli.

Partia Demokratike ka kaluar edhe një herë tjetër një moment tragjik, tha Topalli, duke shtuar se “dhe demokratët e vërtetë, përmes përpjekjeve herkuliane ia dolën ta ngrenë nga hiri dhe ta sjellin në pushtet”.

“Edhe sot Lul, njerëz të ndershëm, të rinj e të reja, idealistë e intelektualë, patriotë, të pakorruptuar e të pashitur do ta shpëtojnë nga pengmarrja e tradhëtia, do ta ngrenë sërish në piedestalin që i takon, për t’i dal zot vendit, interesit publik e njerëzve që i le pa shpresë e pa perspektivë. Njerëzit e lirë, nuk do lejojnë më, që as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe “opozitë” të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj, e sot. Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike. Demokratët, shqiptarët do ia dalin”, tha ajo./ATSH

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje