Një 34-vjeç vdiq pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj

E publikuar: 22/06/2019 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Foto ilustrim

Një 34-vjeç ka vdekur sot rreth orës 5:00 të mëngjesit, pas një vetaksidenti që pësoi në rrugën Prishtinë –Ferizaj, më saktësisht në Llapnasellë.

Zëdhënësja e Policisë nga rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë pë KTV-në se i ndjeri A.J ishte shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërguar për obduksion, ndërkohë, hetuesit dhe njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin.