NZZ: Thaçi provokon BE-në me planet e tij për “Shqipërinë e Madhe”

05.06.2019 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
NZZ: Thaçi provokon BE-në me planet e tij për “Shqipërinë e Madhe”

Bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit janë bllokuar. Tani, shkruan gazeta zvicerane NZZ, presidenti (Hashim) Thaçi ka nxjerrë nga xhepi kartën e Shqipërisë së Madhe.

Javën e kaluar, Thaçi tha se Beogradi duhet ta harrojë Asociacionin e komunave serbe dhe pak më vonë, i tha shokëve të tij nga Kruma, në veri të Shqipërisë se “së shpejti ne do të jetojmë në një shtet që do të përbëhet nga Kosova dhe Shqipëria”. Më vonë saktësoi se duke pasur parasysh integrimin e dështuar të BE-së, bashkimi i dy vendeve është “reaksion i natyrshëm”, citon gazeta Thaçin, transmeton DW.

Kë kërkon të provokojë Thaçi me këtë, pyet autori i artikullit të NZZ, Andreas Ernst, dhe përgjigjet po vetë, se provokimi nuk është drejtuar ndaj serbëve, por ndaj Brukselit dhe Berlinit.

Thaçi ka hedhur poshtë marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe ka futur në rend të ditës projektin e Shqipërisë së Madhe. Autori shpjegon se Asociacioni i komunave serbe ka qenë thelbi i autonomisë së zgjeruar për serbët e Kosovës, por ai nuk u zbatua, dhe për pesë vjet me radhë Berlini e Brukseli nuk janë kujdesur për zbatimin. Pastaj erdhi një propozim tjetër, nga palët vetë, kosovarët dhe serbët. Të dy presidentët filluan të flasin për këmbime territori.

Si do bëhet kjo, me shkopin magjik të presidentëve apo duke pyetur të prekurit? Këto pyetje nuk u shtruan, vëren autori më tej. Ekspertët e Ballkanit përsëritën fjalitë për mosndryshim kufijsh. Diplomacia gjermane e shpalli këmbimin e territoreve në tabu, shkruan NZZ. Në vend që të përcaktojë rregullat e lojës në kërkim të kompromisit, Berlini parashikon zgjidhjen. Çfarë pamje duhet të ketë ajo, nuk e di kurrkush. Një gjë është e sigurt, se në ofertë nuk janë më as Asociacioni i komunave serbe, as këmbimi i territoreve. Thaçi nxjerr kartën e vjetër, të Shqipërisë së Madhe.

Ky nuk është zhvillim i mirë, shkruan NZZ. Ajo nxitet nga qëndrimi në vend i menaxherëve perëndimorë të krizës. A përbën kjo rrezik? Kjo do të varet nga integrimi evropian në Ballkanin Perëndimor vitet që vijojnë. Nëse kjo ndodh, BE-ja mund të detyrojë Prishtinën dhe Beogradin që të respektojnë kufijtë. Nëse integrimi ndalon, atëherë nuk do të jenë paktet e BE-së që do të bëjnë kufijtë të ndryshueshëm. Me këtë do merret nacionalizmi etnik, shkruan Andreas Ernst në NZZ.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pas rikthimit në “normalitetin e ri” Evropa është në një fazë të re të rihapjes – por si do të duket kontinenti?

Pas rikthimit në “normalitetin e ri” Evropa është në një fazë të re të rihapjes – por si do të duket kontinenti?

Albena Reshitaj: Për vdekjen e 26-vjeçarit është herët të drejtohet gishti tek një njeri

Albena Reshitaj: Për vdekjen e 26-vjeçarit është herët të drejtohet gishti tek një njeri

Latifi: U bëjē thirrje qytetarëve të Rahovecit që të mos mblidhen për “Shën Gjergj”

Latifi: U bëjē thirrje qytetarëve të Rahovecit që të mos mblidhen për “Shën Gjergj”

Rreziku më i madh në Kosovë nga koronavirusi është pas rihapjes së shtetit, thotë mjeku shqiptar në Austri

Rreziku më i madh në Kosovë nga koronavirusi është pas rihapjes së shtetit, thotë mjeku shqiptar në Austri

Humanisti Halil Kastrati: Ju bëjë thirrje për unitet mes shqiptarëve

Humanisti Halil Kastrati: Ju bëjë thirrje për unitet mes shqiptarëve

SHBA: Parashikojmë dyfishimin e rasteve të infektimit dhe vdekjeve me koronavirus

SHBA: Parashikojmë dyfishimin e rasteve të infektimit dhe vdekjeve me koronavirus

Futbolli në Hungari, ofertat, të ardhmen dhe ndeshjet vendimtare me Kosovën, Florent Hasani flet hapur

Futbolli në Hungari, ofertat, të ardhmen dhe ndeshjet vendimtare me Kosovën, Florent Hasani flet hapur

Vdekja e të riut nga Gjilani, Osmani: Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për hetime të pavarura

Vdekja e të riut nga Gjilani, Osmani: Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për hetime të pavarura

4 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, 22 të shëruar

4 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, 22 të shëruar

Kina: Të çmendura’ deklaratat e Pompeos për origjinën e koronavirusit

Kina: Të çmendura’ deklaratat e Pompeos për origjinën e koronavirusit

I shpëton për një fije floku gojës së leopardit

I shpëton për një fije floku gojës së leopardit

Franca: Përmes kamerave do të monitorojmë kush vë maska dhe kush e respekton distancën sociale

Franca: Përmes kamerave do të monitorojmë kush vë maska dhe kush e respekton distancën sociale

La Liga: Njoftojmë se klubet po rikthehen në stërvitje

La Liga: Njoftojmë se klubet po rikthehen në stërvitje

Prishtina si në ditë normale, qytetarët injorojnë thirrjet për masat mbrojtëse

Prishtina si në ditë normale, qytetarët injorojnë thirrjet për masat mbrojtëse

Komuna e parë në Kosovë e prekur nga COVID-19: Shpallim fitoren ndaj koronavirusit

Komuna e parë në Kosovë e prekur nga COVID-19: Shpallim fitoren ndaj koronavirusit

Ismaili: Sot, më e pakta që do të duhej të ndodhte – është dorëheqja e Ministrave Arben Vitia dhe Xhelal

Ismaili: Sot, më e pakta që do të duhej të ndodhte – është dorëheqja e Ministrave Arben Vitia dhe Xhelal