37 vjeçarja tregon se si njolla e vogël që iu shfaq në hundë, i rezultoi të ishte kancer

E publikuar: 17/11/2019 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mandy Pollard, nga Peterborough në Cambridgeshire, së pari vuri re një shenjë në majë të hundës së saj dy vjet më parë.

Pas kësaj, 37-vjeçarja vendosi të kërkojë këshilla mjekësore pasi që ajo çdo herë po zmadhohej, dhe hetë pas here po i rrjedhte gjak gjatë natës, shkruan Daily Mail

Mjekët i dhanë asaj goditjen shkatërruese që gunga ishte kanceroze, duke e paralajmëruar që ajo të përballet me kërcënimin se do të kishte nevojë për hundë të amputuar.

The 37-year-old only decided to seek medical advice when it became bigger (pictured after her skin graft to fill in the hole on her nose after having the cancer removed)
Duke kujtuar diagnozën e saj, zonja Pollard tha: ‘Unë thjesht prisja të shikoja kirurgun që të më përshkruante ndonjë krem ​​steroide ose diçka tjetër. Por kur arrita atje ai tha se më duhej ajo copë e hundës. Unë i thashë jo pasi që nuk isha e shqetësuar, nuk dua ta bëj atë. Por ai më tha nëse e lë atë, atëherë brenda pesë deri në dhjetë vjet do të kthehem në atë karrige duke u thënë se duhet ta heq hundën.

Zonja Pollard e cila është edhe nënë e 2 fëmijëve, pati shartimin e lëkurës javën e kaluar, derisa kirurgët prenë një pjesë nga hunda e saj për të hequr indin kanceroz.