Jovanoviq: Marrëveshje me Kosovën dhe anëtarësim të Serbisë në BE e në NATO

E publikuar: 12/05/2019 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se Serbia duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian e në NATO dhe të arrijë marrëveshje me Kosovën, transmeton Koha.net.

“Nga ana tjetër, me çdo kusht duhet të ruhet paqja në rajon. Kjo do të thotë që t’i ndihmohet Bosnjë e Hercegovinës dhe përpjekjeve të saj për të mbetur unike, t’i zgjidhë problemet e veta dhe të niset drejt BE-së e NATO-s . Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me Maqedoninë e Veriut, me Kroacinë dhe Malin e Zi”, citon tanjug të ketë thënë Jovanoviq.

Ai ka shtuar se këto janë kushtet për ekzistimin dhe përparimin e Serbisë.

Sipas fjalëve të tij , pas ngjarjeve të zhvilluara në Serbi gjatë muajve të fundit dhe zhvillimeve të reja në rajon, nacionalizmi po merr forma dhe protagonistë të rinj.