Messi shpall Barçën kampion

E publikuar: 27/04/2019 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është shpallur sonte kampion i La Ligës pas fitores prej 1 me 0 ndaj Levantes.

Ishte pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Leo Messi që ishte vendimtar edhe këtë herë për Barcelonën, transmeton Koha.net.

Argjentinasi shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 62 pas asistimit nga Vidali, që i siguroi pikët e plota Barcelonës dhe titullin e La Ligës për sezonin 2018/19.

Katalunasit shpallen kampion me 83 pikë të grumbulluara.

Ky është titulli i 26-të i Barcelonës në La Liga.