“SHBA- ja do të ishte e kënaqur sikur Serbia e Kosova ta nënshkruanin sivjet marrëveshjen”

E publikuar: 23/02/2019 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me një shkrim të gazetës gjermane “Frankfurter Rundschau” në të cilin ishte njoftuar se marrëveshja Kosovë – Serbi, me kufijtë e ndryshuar ndërmjet dy vendeve, Ambasada amerikane në Beograd ka dhënë një përgjigje, transmeton Koha.net .

Në pyetjen që agjencia serbe e lajmeve beta kishte bërë rreth këtij njoftimi të gazetës gjermane që e kishin publikuar pothuaj të gjitha mediet në Beograd , Ambasada amerikane në Serbi ka është përgjigjur kështu:

“SHBA-ja do të kishte qenë e kënaqur sikur marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës të nënshkruhet në vitin 2019, por SHBA-ja nuk e përshkruan dhe nuk do të përshkruajë se si do të duket ajo marrëveshje”.

do të kishte qenë e kënaqur sikur marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë e Kosovës të nënshkruhet në vitin 2019, por, që të arrihet marrëveshja, duhet që pikë së pari të vazhdojë dialogu.. SHBA-ja nuk e përshkruan dhe nuk do ta përshkruajë se si do të duket ajo marrëveshje, por SHBA-ja beson se marrëveshja duhet të jetë e zbatueshme edhe në Kosovë e edhe n ë Serbi dhe ajo duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë në rajon”, është përgjigja, transmeton Koha.net.

Ambasada e SHBA-së ka theksuar se u ”përket liderëve dhe ekipeve të tyre që t’i vazhdojnë bisedat me ndërmjetësim të BE-së dhe që të kërkojnë ç’ është mundshmen dhe pastaj në mënyrë transparente të komunikojnë me qytetarët e vet”.

Gazeta gjermane Frankfurter Rundschau, sipas medieve serbe , kishte shkruar se SHBA-ja dhe BE-ja janë të gatshme të pranojnë këmbimin e territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe që në Washington më 12 qershor të nënshkruhet marrëveshja për ndryshimin e kufijve e cila do të hynte në fuq pas gjashtë muajsh.

“Kohë më parë ka rrjedhur dokumenti që përmban planin për ndarje të Kosovës. Dokumenti 17 pika bëhet fjalë për kufijtë e ri ndërmjet shqiptarëve e serbëve në veri të Kosovës dhe bashkimin me Kosovën të disa vendbanimeve, kryesisht me popullatë shqiptare në Serbi”, citohet të ketë shkruar Frankfurter Rundschau.