35 vjetori i krimit të tmerrshëm të Izraelit në Sabra dhe Shatila

E publikuar: 16/09/2017 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot (e shtunë) 16 shtator, është tridhjetë e pesë vjetori i krimit të tmerrshëm të vitit 1982 në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatila në Liban që çoi në vdekjen e shumë burrave, grave, fëmijëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

Sipas Qendrës informative palestineze, rrethimi i kampeve nga ushtria sioniste u bë nën komandën e Ariel Sharonit, ministri i atëhershëm i luftës i regjimit sionist, gjatë së cilës 3,500-5,000 banorë të kampeve Sabra dhe Shatila, u martirizuan. Qëllimi i këtij krimi ishte krijimi i terrorit në mesin e palestinezëve për t’i detyruar ata të largoheshin nga toka libaneze dhe për të provokuar palestinezët që të rebeloheshin kundër Autoritetit palestinez, gjë që kurrë nuk u realizua. Pas krimeve të kryera në kampet Sabra dhe Shatila, Komiteti Special i Hetimeve më 1983, Ariel Sharonin, ministrin e atëhershëm të luftës të regjimit sionist, e bëri përgjegjës për këto krime. Krimet në Sabra dhe Shatila nuk ishin krimet e para të sionistëve kundër kombit palestinezëve dhe nuk do të ishin krimet e fundit, kështu që para këtij krimit ata kishin kryer krime në Deir Jasin, pasuar në Xhenin, Gaza dhe kështu me radhë./ PT