35 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

11.01.2019 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
35 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Me prejardhje nga Komuna e Kamenicës, si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të 1981-it.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare.

Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova ndonëse emrin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës e hasim në shumë rrugë të cilat me nderë e krenari mbajnë emrin e tij, e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm.

Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


35 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

35 vjet nga rënia e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Vonohet reagimi i Kosovës në UNESCO për çështjen e lahutës

Vonohet reagimi i Kosovës në UNESCO për çështjen e lahutës

Platforma do të theksojë parimin se “kufijtë dhe integriteti janë të panegociueshëm”

Platforma do të theksojë parimin se “kufijtë dhe integriteti janë të panegociueshëm”

Anulohen mbi 1 mijë operacione shkaku i grevës së kirurgëve

Anulohen mbi 1 mijë operacione shkaku i grevës së kirurgëve

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë

Temperaturat për sot dhe në fundjavë

Temperaturat për sot dhe në fundjavë

Dy burime financimi për “klientët” e Gjykatës Speciale

Dy burime financimi për “klientët” e Gjykatës Speciale

AKPM-ja udhëhiqet jashtëligjshëm me ushtrues detyre

AKPM-ja udhëhiqet jashtëligjshëm me ushtrues detyre

Marrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

Marrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

Platforma do të theksojë parimin se “kufijtë dhe integriteti janë të panegociueshëm”

Platforma do të theksojë parimin se “kufijtë dhe integriteti janë të panegociueshëm”

A ka kërkuar Thaçi anulimin e taksës ndaj Serbisë, flet këshilltari i Haradinajt

A ka kërkuar Thaçi anulimin e taksës ndaj Serbisë, flet këshilltari i Haradinajt

Thaçi: Nga Haga nuk kemi pranuar ftesë për Sylejman Selimin

Thaçi: Nga Haga nuk kemi pranuar ftesë për Sylejman Selimin

Ismaili: Dëshpërues gëzimi për mosavancimin e Cakës, do t’i shërbente me patriotizëm Shqipërisë

Ismaili: Dëshpërues gëzimi për mosavancimin e Cakës, do t’i shërbente me patriotizëm Shqipërisë

Këshilltari i Haradinajt: Thaçi nuk ka kërkuar anulimin e taksës, kemi presione serioze nga BE-ja

Këshilltari i Haradinajt: Thaçi nuk ka kërkuar anulimin e taksës, kemi presione serioze nga BE-ja

Deda: Meta me një goditje që ende s’u dha për planin e ndarjes së Kosovës

Deda: Meta me një goditje që ende s’u dha për planin e ndarjes së Kosovës

S’ka dialog nëse Serbia nuk pranon të bisedojë për të pagjeturit

S’ka dialog nëse Serbia nuk pranon të bisedojë për të pagjeturit