Kroacia e Mali i Zi përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës pa kushte

E publikuar: 07/12/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova më 14 dhjetor pritet ta votojë formimin e ushtrisë.

Shtetet e ndryshme kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj teme.

Disa janë krejtësisht kundër formimit, kurse pjesa më e madhe janë pro por dallojnë për nga mënyra se si presin që ajo të formohet.

Një pjesë e madhe e shteteve mike kërkojnë që Kosova ta bëjë këtë me ndryshime kushtetuese, ku një gjë e tillë është e vështirë pasi kërkohen edhe 2/3 e votave të serbëve.

Mirëpo, në një dokument ekskluziv të siguruar nga Gazeta Express, mësohet se Kroacia e Mali i Zi janë prej shteteve që e përkrahin pa kushte ushtrinë, duke mos i kërkuar ndryshime kushtetuese.

“Shtetet e rajonit në parim janë pro formimit të ushtrisë. Në këtë drejtim më të qartë pro ushtrisë janë Mali i Zi dhe Kroacia. Përfaqësuesit e këtyre dy shteteve nuk e kanë përmendur fare respektimin e kushtetutës, ato thjesht kanë thënë që Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë e vet. Pro krijimit të ushtrisë është edhe Sllovenia, por që kjo e fundit e përmend respektimin e kushtetutës”, thuhet në lajmin e Gazetës Express.

Klikoni këtu për të mësuar qëndrimin e secilit shtet të NATO-s për formimin e ushtrisë të Kosovës.