Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

03.12.2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ministri Shala ka theksuar se Komisionin Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, instituvonal dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme.

“Një falënderim i veçantë për Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për institucionet e Qeverisë së Kosovës si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes që ofrojnë për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësis përmes projekteve të ndryshme. Shembull konkret për këtë kemi programin e COSME-s që ka për synim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Shala.

Ministri bëri të ditur se programi në fjalë është një mundësi e mire për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

“Në cilësinë e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ju siguroj që prioritet kemi zhvillimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe keni përkrahjen e plotë nga ana jonë në mënyrë që të arrijmë t’ju mundësojmë bizneseve të realizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda ekonomisë vendore po ashtu edhe në ekonominë ndërkombëtare. KIESA si Agjenci për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosova, në kuadër të aktiviteteve të saja ka edhe programin COSME, për të cilin program paguan obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe njofton komunitetin e biznesit për mundësitë e përfitimit nga programi COSME”, theksoi Shala.

Ai tha se MTI-ja, në mënyrë të vazhdueshme po punon që Kosovën të bëhet vend ideal për të bërë biznes.
“Ne në MTI, në mënyrë të vazhdueshme jemi duke punuar që Kosovën ta bëjmë vend ideal për të bërë biznes.

Njëkohësisht, zhvillimi i potencialit të prodhimtarisë vendore mbetet fokusi jonë, gjithmonë duke u siguruar që kemi konkurrence të drejtë dhe të barabartë në treg. Në kuadër të mandatit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosove ofrojmë programe mbështetëse për ndërmarrësit në Kosove duke filluar nga subvencionimi makinerive prodhuese, skemat për certifikim të produkteve, skemat për këshillim, bashkëpunimi me bizneset dhe gjetja e tregjeve të huaja etj.

Njëkohësisht, ja vlen të ceket roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore i cili ka garantuar mbi 1 mijë kredi në vlerë prej afër 52 milion euro, në gjysmën e pare të këtij viti, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Këto kredi nuk do të lëshoheshin pa garancinë e Fondit Kosovarë”, tha ministri Shala.
Sipas tij, Programi i COSME-s është edhe një mundësi më e madhe për t’ju mundësuar ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rijnë për tu zhvilluar edhe më tutje.
“Të përdoren fondet si COSME dhe të ngjashme për të intensifikuar dhe më tutje qasjen në tregje ndërkombëtare dhe rajonale”, tha ministri Shala.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Bankat rrisin çmimet për mirëmbajtje të llogarive

Bankat rrisin çmimet për mirëmbajtje të llogarive

Jeni i pabesueshëm për popullin e Kosovës Komisionari Hahn?!

Jeni i pabesueshëm për popullin e Kosovës Komisionari Hahn?!

Ish-anëtari i Bordit të RTK-së synon punësimin në institucionin që e mbikëqyri në dy mandate

Ish-anëtari i Bordit të RTK-së synon punësimin në institucionin që e mbikëqyri në dy mandate

Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën

Kleriku boshnjak i shkruan letër Haradinajt, e lut ta heqë taksën

Ligjet për FAK’un, Kryesia e Kuvendit vendos të hënën

Ligjet për FAK’un, Kryesia e Kuvendit vendos të hënën

Çfarë kuptimi ka tërheqja e 4 kryetarëve të Komunave në veri, e jo e 6 të tjerave në gjithë Kosovën

Çfarë kuptimi ka tërheqja e 4 kryetarëve të Komunave në veri, e jo e 6 të tjerave në gjithë Kosovën

Del identiteti dhe foto, ky është shqiptari që u qëllua në derë të shtëpisë

Del identiteti dhe foto, ky është shqiptari që u qëllua në derë të shtëpisë

Ekskluzive: Ishujt Solomon e njoftojnë qeverinë e Kosovës për tërheqjen e njohjes

Ekskluzive: Ishujt Solomon e njoftojnë qeverinë e Kosovës për tërheqjen e njohjes

LVV-ja e LDK-ja s’e përkrahin propozimin e PSD-së që opozita t’i bashkohet ekipit negociator

LVV-ja e LDK-ja s’e përkrahin propozimin e PSD-së që opozita t’i bashkohet ekipit negociator

A do të hiqet taksa për ta futur Kosovën në agjendë të liberalizimit të vizave?

A do të hiqet taksa për ta futur Kosovën në agjendë të liberalizimit të vizave?

Crnadak: Hoxhaj të mos brengoset për Bosnjën por të merret me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Crnadak: Hoxhaj të mos brengoset për Bosnjën por të merret me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Kosova në grup me Anglinë e Shqipëria me Francën në rrugën për Euro 2020

Kosova në grup me Anglinë e Shqipëria me Francën në rrugën për Euro 2020

Amerika e zhgënjyer me gjendjen në veri

Amerika e zhgënjyer me gjendjen në veri

Serbia ka një pyetje të re për Kosovën ndaj taksës

Serbia ka një pyetje të re për Kosovën ndaj taksës

BE’ja kërkon nga Kosova e Serbia t’i ndalin kushtëzimet

BE’ja kërkon nga Kosova e Serbia t’i ndalin kushtëzimet