Krasniqi: Qeveria duhej të ishte më sqaruese pse vendosi taksën ndaj Serbisë

01.12.2018 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Krasniqi: Qeveria duhej të ishte më sqaruese pse vendosi taksën ndaj Serbisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Qeveria do të duhej të ishte më sqaruese rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se, “çdo lufte që të imponohet – përgjigjja e duhur është urti”.

Ai ka pyetur se a po kuptohet e sa po kuptohet taksa 100% që Qeveria e Kosovës ua vendosi mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina?

“Ndoshta, Qeveria është dashur të jetë më sqaruese dhe argumentuese pse erdhi deri te ky vendim. Nuk ka asnjë dyshim të vetëm, kanë ekzistuar 1001 arsyeje që Kosova ta vendosë një taksë të tillë. Gjithashtu nuk ka asnjë dyshim, taksa është politike e aspak ekonomike dhe ka ardhur pas shumë e shumë përpjekjeve serioze të palës shqiptare për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, madje edhe pa asnjë kushtëzim. Shikuar në ketë rrafsh Kosova kishte një qëllim të mirë, por asnjë qëllim i mirë nuk mund të arrihet pa ekzistuar mirëkuptimi i dyanshëm”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.

Krasniqi shton se ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe.

Madje, shton ai, qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit.

“Ata janë përgjegjësit kryesorë të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër”, ka thënë Krasniqi.

“Ndoshta, ndërkombëtaret në përgjithësi e euro-perëndimoret në veçanti, e kanë edhe ndonjë “arsyeje” që mos t’i kuptojnë arsyet tona pse është vendosur taksa, por asnjë grupacion politik, ekonomik a shoqëria civile apo ndonjë komunitet tjetër në Kosovë, as që është dashur ta kenë ndonjë hezitim apo hamendësim për vendosjen e saj. Nëse ka ndonjë të tillë, nga këta të fundit, duhet të pyetën: Ku kanë jetuar në këto 50 vjetet e fundit apo mos kanë jetuar në ndonjë planet tjetër të Sistemit Diellor?!

Mbase shumëkush edhe mund të kuptohen, sidomos nostalgjiket, por njerëzit e politikës në përgjithësi e ata të politikës kombëtare (dikur) në veçanti është goxha vështirë që të kuptohen?! Epo, si të kuptohen?!”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit taksa sot nuk është zgjedhje e dëshirueshme, ashtu siç nuk ishte as lufta e djeshme.

“Shkurt, kushdo nga shqiptarët kudo që jetojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës dje dhe as taksa e re sot, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme – ishin urti skënderbeiane. Gjenerata që nuk e dinë dhe nuk e dinë mirë drejtimin se kah duhet shkuar, le t’ua lëshojnë vendin atyre që dinë, duan e mund ta çojnë vendin në destinacionin e duhur”, ka shkruar Kransiqi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

Për Fukuyaman, forcimi i të së djathtës në BE është lajm i keq për Ballkanin

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

E enjtja e përgjakshme në Gjilan: Kamioni mori gjithçka para vetes, mbyti një person dhe i lëndoi mbi 20 të tjerë

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Limaj, ka reaguar pas aksidentit i cili ndodhi sot në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Qerim Çoçaj është viktima e aksidentit të rëndë në Gjilan

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Juniku, Klina e Istogu përfitojnë nga MIT-ja afro 1.5 milionë euro

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Ministri Shala vizitoi kompaninë “Frutex”

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Prokuroria e Gjilanit jep detaje për aksidentin

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Policia arreston dy persona për punim të temave të diplomave

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Haradinaj: I tronditur nga tragjedia e sotme në Gjilan, qeveria e gatshme për t’ju ofruar ndihmë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Pas tragjedisë së rëndë në Gjilan, Lutfi Haziri ka aktivizuar menjëherë mekanizmat emergjentë

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Shtetet e BE-së nuk e fusin Arabinë Saudite në listë të zezë për shpërlarje parash

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

Flasin dëshmitarët e aksidentit në Gjilan, thonë se ishte sulm i qëllimshëm

Mbahet takimi informues me bizneset prodhuese të Drenasit

Mbahet takimi informues me bizneset prodhuese të Drenasit

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Gjilan

Një i vdekur dhe 10 të lënduar nga aksidenti në Gjilan

Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, nuk dihet numri i personave të lënduar

Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit, nuk dihet numri i personave të lënduar