34 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Kosovës

E publikuar: 18/07/2019 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

34 aktakuza janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria e Shtetit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo prokurori.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër trembëdhjetë (13) personave, si dhe me kërkesë të prokurorit për kontroll dhe bastisje, dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, janë sekuestruar:

Një qese me rrumbullak me foli alumini, 3 hajmali

7 fletore me shënime

70 fletë të formateve të vogla

1 CD

Regjistër i pacientëve

Libër i vjetër dhe disa fletë

1 telefon Nokia, 1 telefon Iphone 8

1 fletore me shënime, Fatura të ndryshme

Fletë të vogla me shënime dhe një fletore

Para të gatshme 240 euro.