337 pjesëtarë të rinj i bashkohen Ushtrisë së Kosovës

E publikuar: 15/11/2019 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreshtave të Ushtrisë së Kosovës iu bashkuan sot edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar ke sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Me këtë rast komandanti i Forcës së Sigurisë se Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama tha se Forca është e përkushtuar për paqe e siguri në rajon.

“Jemi të përkushtuar për paqe siguri e stabilitet me të gjithë. FSK mund të ndihmojë paqen e sigurisë kudo në botë përkrah ushtarëve të NATO-s”, tha Rama.

Rama tha se sot FSK po e përmbyll një vit të suksesshëm sa i përket procesit të tranzicionit.

“Ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë strategjik që Forca të jetë e trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme për operacione që garantojnë paqe e stabilitet në rajon dhe me gjerë”, tha gjeneral Rama.