Pacolli konfirmon shkarkimin e Bejtush Gashit, mësojeni kush është ministri i ri

E publikuar: 15/10/2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e Behxhet Pacollit thotë se ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin. Lajmin për Express e ka konfirmuar sekretari organizativ i AKR’së, Rrahim Pacolli. Në vend të Gashit në krye të MPB’së pritet të emërohet Ekrem Mustafa.
Sido që të jetë, Qeveria ende zyrtarisht nuk ka bërë me dije që Gashi nuk është më pjesë e ekzekutivit.

Rahimi Pacolli ka deklaruar se shkarkimi i tij vie pasi që i njëjti nuk ka treguar performancë të mirë në punët me të cilat obligohet.

“Po, është e vërtetë që ai është shkarkuar nga ana e partisë. AKR gjithmonë i ka ndërruar ministrat e saj. Kjo po bëhet për shkak të performances. Çdo ministër i AKR’së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”, i tha Expressi,t Pacolli.
E shkarkimi i Gashit nga detyra e të parit të MBP’së vie në kohën kur Kosova është duke e pritur votimin për anëtarësim në Interpol.

Express merr vesh se ministër i ri mund të jetë Ekrem Mustafa nga Ferizaji. Për këtë më i zëshmi ka qenë deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri, duke thënë se Ferizaj si një qytet që jep aq shumë për shtetin e Kosovës, e meriton një ministër nga rajoni i vet./GazetaExpress/