33 laboratorë privatë do të fillojnë testimet për Covid-19 nga java e ardhshme

E publikuar: 07/08/2020 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre persona kanë vdekur me COVID-19, ndërsa 181 raste janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19. Të premten është bërë e ditur se janë shëruar 125 pacientë të infektuar me këtë sëmundje. Ndërkohë që në spitalet regjionale dhe klinikat e QKUK-së gjatë ditës kanë qenë të shtrirë 623 persona, ku 409 po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa 45 në respiratorë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj para gazetarëve ka bërë të ditur se nga java e ardhshme pritet të nisin punën 33 laboratorët privat të cilat janë licencuar për të kryer testet për COVID-19.

Zemaj: Kanë aplikuar 123 institucione private shëndetësore
(Video)

“Kanë aplikuar 123 institucione private shëndetësore, për licencim të shërbimit të testimit për COVID-19. Deri tash, bordi jonë i licencimit ka shqyrtuar 37 aplikacione, prej të cilave 33 i kanë plotësuar kushtet dhe mund të fillojnë me testime që nga java e ardhshme….Prej tyre 31 janë institucione që ofrojnë testime serologjike, laborator biokimik, hematologjik dhe ambulanca alergologjike me imonologji klinike dhe dy janë laborator të mikrobiologjisë molekulare klinike që do të ofrojnë testime molekulare me të cilat jeni të njoftuar pra RT-PCR”, bëri të ditur Zemaj.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka njoftuar se janë 181 raste të konfirmuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Derisa numri total i personave të infektuar nga muaji mars është 9869.