Kurti: President Pinokio – zgjeron rrenën, jo territorin

E publikuar: 23/09/2018 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e zgjeron rrenën, e jo territorin.

Presidenti Pinokio, siç e ka quajtur Kurti, po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në aventurat e tij, sipas kreut të VV-së, transmeton Koha.net.

“Për të përfshirë të tjerët në aventurat e tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë, Thaçi së pari tentoi të përdorë ulësen e Kosovës në OKB si karrem, dhe po vazhdon ta bëjë, sërish, duke tentuar ta përdorë regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si karrem. Një zgjerim i rrenave, jo i territorit. President Pinokio?”, ka shkruar Kurti në Twitter.