Jeremiq: Serbia do të kufizohet me Shqipërinë e madhe

E publikuar: 17/09/2018 12:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq parasheh se në një të ardhmet ë afërt Serbia do ta ketë në kufi Shqipërinë e madhe, transmeton Koha.net

Sipas tij, pjesë e planit për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë është që të dy vendet të mos e bllokojnë njëra tjetrën në bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara.

Ai ka theksuar se nëse me nënshkrimin e Serbisë Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, nuk ka mekanizëm juridik –ndërkombëtar që do të mund të pengonte që dy anëtare të Kombeve të Bashkuara të bëhen një shtet. Konkretisht, Kosova e Shqipëria të shndërrohen në Shqipëri të madhe, përcjell portali kossev.

Jeremiq shton se këto vende me anëtarësimin e vet në OKB , përkatësisht shteti i ri Shqipëria e madhe, mund të mos aplikojnë ndaras, por mund ta trashëgojnë njërën nga dy karriget në organizatën botërore, të Shqiërsië ose të Kosovës, nëse Serbia e jep pëlqimin.

Kështu, është e sigurt se disa vite pas nënshkrimit të korrigjimit të kufijve, Serbia në kufi do ta ketë Shqipërinë e madhe, parasheh Jeremiqi.