324 persona në izolim, 88 në vetizolim

E publikuar: 15/06/2020 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Maqedonisë 324 personave iu është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 88 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.

Nga ana e policisë janë bërë kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, ndërsa është konstatuar se një person nuk ka respektuar masën e vetizolimit.

Gjithashtu është konstatuar se 620 persona nuk kanë respektuar masën e mbajtjes së obligueshme të maskës mbrojtëse.