Thaçi i përgjigjet ashpër ambasadorit britanik, thotë se po flet fjalë të çmendura

E publikuar: 14/08/2018 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell, i cili në një intervistë në T7 ka deklaruar që qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit për ndarje të territorit. “Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, ka thënë O’connell.
Presidenti Thaçi në një postim në Twiter ka thënë se korrigjimi i kufijve do të bëhet me dialog dhe me procese paqësore.

“Demarkimi/ korrigjimi i 400km gjatësi kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të bëhet me dialog, do të jetë i shënuar në fjalë dhe proces paqësor. Larg nga fjalët e çmendura, dhe plumbat e luftës”, ka shkruar Thaçi.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell në një intervistë dhënë për Frotnal Live në T7 u deklarua kategorikisht kundër idesë për korrigjim kufijsh.

Derisa ai nuk sheh dallim në mes të korrigjimit dhe ndryshimit të kufijve, thotë se gjërat e tilla nuk kryhen në mënyrë paqësore.

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, tha O’Connel.

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi dhe O’Connell përplasen.