32-vjeçarja vdiq pas lindjes, familja akuzon mjekët për neglizhencë

14.04.2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
32-vjeçarja vdiq pas lindjes, familja akuzon mjekët për neglizhencë

Me dyshimet se kishte nisur një lindje të parakohshme, Spitali i Gjakovës e kishte nisur me urgjencë Drilona Lleshi-Morinën për në QKUK.

Por, pas lindjes, gjendja shëndetësore e 32-vjeçares nga Gjakova do të komplikohej.

Tri operime të realizuara brenda 5 ditëve qëndrimi në QKUK, nuk do të bënin që Drilona Lleshi-Morina të mbijetonte, raporton KTV.

Familja e së ndjerës thotë se pas gati dy javësh nga vdekja e Drilonës, ende nuk i di shkaktarët e vdekjes së të resë, e cila la pas një fëmijë të porsalindur.

Derisa akuza për mënyrën e trajtimit kanë fillimisht ndaj gjinekologut, tek i cili i kryente vizitat e rregullta, e më pas edhe ndaj spitalit në Gjakovë dhe QKUK-së.

Marigona Lleshi, motra e së ndjerës, thotë se mjekët në QKUK, futjen në operim të Drilonës e kishin arsyetuar me heqjen e mitrës, përmes së cilës tentohej të ndalej gjakderdhja, por që ajo nuk u hoq asnjëherë.

Por, gjinekologu Hasan Mangjuka, i cili e trajtoi gjatë gjithë shtatzënisë të ndjerën Drilona Lleshi, thotë se nuk kishte vërejtur tek ajo ndonjë problem shëndetësor, derisa sqaron se përse kishte vendosur ta dërgonte në spitalin e Gjakovës.

Drejtuesit e spitalit të Gjakovës thonë se Drilonën e kishin nisur me urgjencë për në QKUK, pasi dyshonin se ishte nisur një lindje para kohe.

Ndërsa, QKUK ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se përkundër kujdesit maksimal nga ana e stafit mjekësor, pacientja nuk kishte arritur të mbijetojë.

“Pas përkeqësimit të gjendjes, konsiliumi i mjekëve të Klinikës së Gjinekologjisë ka vendosur që ta operojë për herë të dytë pacienten, ku pas operacionit i janë ndalur gjakderdhjet. Përkundër përkujdesjes maksimale nga stafi mjekësor, pacientes sërish i përkeqësohet gjendja dhe dërgohet në mjekimin intensiv qendror. Ekipi i mjekimit intensiv qendror ndërmerr të gjitha masat e nevojshme reanimatore dhe pacientja prapë operohet nga gjinekologët, urologët dhe kirurgët vaskularë. Mitra nuk është larguar sepse nuk ka pasur indikacione, pra nuk ka pasur gjakderdhje”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Familja Lleshi tashmë ka deponuar edhe një deklaratë në Polici, për mënyrën se si ishte trajtuar nga mjekët e QKUK-së, e ndjera Drilona Lleshi-Morina.

Ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me prokurorinë janë duke e trajtuar këtë informatë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë