30 persona arrestohen për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

E publikuar: 21/05/2020 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë natës së kaluar 38 persona nuk kanë respektuar orën policore, 30 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të jepen parashtresat e duhura, informojnë nga MPB.

Në gjithë territorin e vendit 210 personave u janë dhënë vendimet për izolim, ndërsa shtatë persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.

Nga ana e policisë gjatë kontrolleve të personave që janë në izolim dhe vetizolim kanë konstatuar se një person nuk ka respektuar masën.