30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarve në Gjilan që u zunë me drogë

E publikuar: 21/08/2019 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata në Gjilan u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim të dyshuarve për posedim të narkotikëve.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Gjilanit, shkruan Infosot.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve M. R. dhe Q. A”, thuhet në komunikatë.

Ekziston dyshimi bazuar me datë 19 gusht 2019, të pandehurit, pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike të llojit “kokainë” në sasi prej 56.4 gramë, i pandehuri M. R. ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është arritur të kapet nga zyrtarët policorë prapa ndërtesave “Albanica”, me ç’rast edhe gjatë arrestimit ka penguar zyrtarët policorë.

Me këtë veprime të pandehurit, dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,, ndërsa i pandehuri M. R. ka kryer edhe veprën penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./Infosot/