3 vjeçari ‘ngacmon’ Meghan Markle, Princi Harry e kap mat dhe ja si reagon

E publikuar: 12/07/2018 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një vizite në Croke Park, në shoqatën Gaelic Athletic Association, Harry dhe Meghan u bënë miq me këtë vogëlush “të pacipë”.

Ndërsa Meghan nuk e kishte mendjen, Walter filloi t’i prekte flokët dhe ta “ngacmonte”.

Meghan u kthye pas pak dhe nisi ta kapte dorën e vogëlushit, por Princi Harry nuk mund të rezistonte pa e kritikuar Walterin e vogël, i cili pas kësaj reagoi natyrshëm si i zënë në faj.

Me siguri, juve ju kujtohet viti i kaluar kur një vogëlushe po “vidhte” kokoshka nga ato të Harryt.

Edhe atëherë, ai e kapi mat. Princit i pëlqejnë shakatë me fëmijët dhe këtë e kemi parë gjithmonë.