3 arsye pse iPad Pro-t e rinj nuk e zëvendësojnë dot një laptop

E publikuar: 21/11/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iPad-t e fundit të Apple janë ende larg zëvendësimit të laptopëve pavarësisht se Apple vijon ti promovojë si e ardhmja.


Prezantuar në Nju Jork muajin e kaluar, tabletët e rinj iPad Pro kanë procesorë të rinj super të shpejtë, ekrane të mëdha dhe të bukur, dhe teknologji të njohjes së fytyrës Face ID.

Ato vinë me një laps Stylus Apple Pencil dhe një tastierë të përmirësuar.


Por këtyre iPad, ashtu si paraardhësve, ju mungojnë tre veçori të rëndësishme që çdo laptop i ka të paktën 20 vitet e fundit.

Pa to, vështirë të mendohet se mund të zëvendësojnë laptopët në të vërtetë.

Trackpad ose maus

Sistemi iOS i Apple i cili gjendet tek iPad dhe iPhone, prej kohësh ka mbështetur tastierat e jashtme.

Megjithatë kurrë nuk ka mbështetur aksesorët tradicionalë si maus apo trackpad.

Kompania pret që njerëzit të përdorin tabletin përmes ekranit me prekje ose me lapsin Apple Pencil.

Kjo mënyrë është ideale nëse keni tabletin në dorë por kur po e përdorin me tastierë nuk është aspak komode nëse praktikisht keni një laptop të konvertuar përpara.

Mbështetje për disa llogari

Thuajse çdo kompjuter, përfshirë kompjuterat Mac të Apple, kanë ofruar mbështetje për disa llogari.

Këto të fundit u mundësojnë përdoruesve të kenë desktopin dhe skedarët e tyre të ruajtura më vete ku vetëm ata mund ti aksesojnë.

Këtë gjë nuk e bën dot me një iPad vetëm nëse keni versione të shitura tek institucionet arsimore.

Edhe pse Apple nuk ka lejuar diçka të tillë deri më sot, raportohet se kompania është pranë implementimit.

Me FaceID iPad Pro e fundit lehtësisht mund të përdoren nga disa përdorues.

Disa porta

Apple vazhdimisht krenohet me dizajnin minimal të pajisjeve dhe ka eliminuar shumë komponentë për të ruajtur këtë dizajn.

iPad-ët e fundit vijojnë mbi këtë filozofi dizajni por kanë një problem: vetëm një portë të jashtme.

Madje nuk suportojnë më as portat e kufjeve 3.5mm jo më porta standarde USB. /PCWorld Albanian