3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

E publikuar: 05/05/2020 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i vdekjeve nga pandemia u rrit në 3 520, pasi sot Turqia regjistroi edhe 59 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Numri i pacientëve në ICU dhe në ventilatorë ka rënë dhe gjithsej 73 285 njerëz janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri, përfshirë 5 119 vetëm sot”, tha Koca në Twitter.

Në vend u regjistruan edhe 1 832 raste të reja, duke e çuar numrin total në 129 491.

Pandemia botërore ka vrarë mbi 252 300 njerëz dhe ka infektuar mbi 3,61 milionë, ndërsa më shumë se 1,17 milionë janë shëruar nga sëmundja, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” i SHBA-së.