Avramopoulos: Ratifikimi i demarkacionit, hap vendimtar drejt liberalizimit të vizave

E publikuar: 21/03/2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dimitris Avramopoulos, komisionari i BE-së për çështje të brendshme, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

“E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës. Hap vendimtar për Kosovën drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai në Twitter.