Deputetët nisin të hyjnë në Kuvend – Ramiz Kelmendi është brenda

E publikuar: 21/03/2018 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka nisur të mbushet me deputetë të partive shqiptare të cilët do të marrin pjesë në këtë seancë ku pritet të votohet për demarkacionin.

Në sallë bie në sy pjesëmarrja e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në votim pasi i ishte kërcënuar familja në rast se do të votonte pro demarkacionit.

Po ashtu, në seancë ende nuk kanë hyrë deputetët e GDP-së, ish-deputetë të Vetëvendosjes.

Kurse, deputetët e VV-së nuk kanë përjashtuar forma kundërshtimi për të penguar votimin për demarkacion.