Haradinaj, Selimit: Lëri këto pollavra, s’ke ushtarë pas vetës

E publikuar: 20/03/2018 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i është përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes dhe bashkëluftëtarit të tij, Rexhep Selimit.

“Rexha e dinë qysh ndrrohen kufijtë, por s’ke ushtar me veti, lëri ato pollavra”, ka thënë Haradinaj në Kuvend.

Pas kësaj është kundërpërgjigjur deputeti Rexhep Selimi.

“Unë mendoj se ka akoma ushtarë, duke të konsideruar edhe ty Daut”.

“Nëse doni me ndryshu vijën kufitare hajde ta ndrrojmë tash e pastaj ta votojmë, pasi po u votua harrojeni se do të korigjohet”.