27.9 milionë euro u peshojnë “fajdet” e qytetarëve në Monego dhe Iute Credit

20.01.2020 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
27.9 milionë euro u peshojnë “fajdet” e qytetarëve në Monego dhe Iute Credit

Zyrat e tyre në Kosovë janë mbyllur, por telashet e qytetarëve me “fajdegjinjtë” e “IuteCredit” dhe “Monego” nuk kanë përfunduar ende.

Atyre duhet ti kthejnë edhe 27.9 milionë euro bashkë me kamatat astronomike që i kanë marrë në këto dy institucione.

Sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, këto para duhet të kthehen në pajtueshmëri me kushtet e kontratës të nënshkruara.

“Vlera e kredive aktive në të dy institucionet deri në datën e revokimit të regjistrimit ishte 27.9 milionë euro. Këto mjete duhet të kthehen në pajtueshmëri me kushtet e kontratës të nënshkruara nga palët”, ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Sipas BQK-së, pavarësisht se “IuteCredit” dhe “Monegos” u është tërhequr licenca, paratë duhet ti kryejnë obligimet përndryshe çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.

Si u “mashtruan” qytetarët?

“Iute Credit” dhe “Monego” janë dy institucione financiare, të cilave Banka Qendrore e Kosovës ua tërhoqi licencat pasi ato shfrytëzuan mirë gjendjen e rëndë socio-ekonomike në Kosovë, për të fituar në kurriz të qytetarëve.

Për më pak se një vit ato fituan miliona euro nga kosovarët që jetojnë me më pak se 2 euro në ditë.

Mënyra që zgjodhën për të bërë para, duket të ketë qenë një skemë mashtrimi, për çfarë edhe u ndëshkuan nga BQK-ja një vit më parë.

Siç pati konfirmuar drejtori i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare në BQK, Mentor Geci gjatë inspektimit të raporteve financiare të këtyre dy institucioneve financiare, kanë hasur në pa rregullsi të mëdha.

Siç u mësua më vonë, në mesin e vitit të kaluar Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka zbuluar se luteCredit nuk ka bërë në bazë të ligjeve në Kosovë kalkulimin e normës së interesit për kreditë e lëshuar.

“luteCredit në disa raste ka dëmtuar kredimarrësit duke iu llogaritur normën e interesit më të lartë, duke mos i përdorë standardet e Kosovës për përllogaritjen e kredive”, pati raportuar Ora info, bazuar në burime të saj.

Sipas kësaj, ky institucion mikrofinanciar, joshte qytetarët me norma atraktive të interesit dhe kohën e shpejt të aprovimit të kredisë, por që në realitet norma u kalkulohej më e lartë se që u prezantohej klientëve.

Përse u mbyllën “Iute Credit” dhe “Monego”?

Për shkak të ankesave të klientëve për norma të larta, ishte aktivizuar Banka Qendrore e Kosovës të reagonte dhe ti dënonte këto institucione financiare.

Por, edhe pas kësaj, “Monego”, një institucion financiar jobankar, aksionar i vetëm i të cilit në figuron letonezi Aigars Kesenfelds, i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko dhe institucioni mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo”, që për aksionar ka “As lute Credit Europe”, sipas krerëve të BQK-së, vazhduan të mos i zbatojnë rregullat.

Kështu edhe iu tërhoq licenca për operim.

Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore, licenca u është tërhequr të dyjave, për shkak që nuk kanë zbatuar rregullat, në bazë të të cilave u ishte lejuar ushtrimi i veprimtarisë.

“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë, këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti.

Sipas tij, devijimi më i rëndësishëm dhe më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi, të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi./Gazeta inFokus/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OAK takon Kurtin, flasin për sfidat e të bërit biznes

OAK takon Kurtin, flasin për sfidat e të bërit biznes

Haxhiu premton ndihmë për viktimat e dhunës në familje

Haxhiu premton ndihmë për viktimat e dhunës në familje

Aksioni i policisë për krime kibernetike, tre të arrestuar në Prishtinë dhe Gjakovë

Aksioni i policisë për krime kibernetike, tre të arrestuar në Prishtinë dhe Gjakovë

Haziri – Kurtit: Vendimet e vështira i bëjnë liderët të suksesshëm, shfuqizoje taksën

Haziri – Kurtit: Vendimet e vështira i bëjnë liderët të suksesshëm, shfuqizoje taksën

Osmani zotohet se do ta fuqizojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme

Osmani zotohet se do ta fuqizojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme

Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi

Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi

Haziri shpall të premten ditë zie pas tragjedisë të shuarjes së pesë anëtarëve të familjes Bllaca

Haziri shpall të premten ditë zie pas tragjedisë të shuarjes së pesë anëtarëve të familjes Bllaca

Daka: Deklaratat e Ministrit Bislimi për meditjet e KQZ’së janë ofenduese

Daka: Deklaratat e Ministrit Bislimi për meditjet e KQZ’së janë ofenduese

Ekskluzive: Skenari i Kurtit për shkarkimet e bordeve

Ekskluzive: Skenari i Kurtit për shkarkimet e bordeve

Grenell nuk largohet nga posti i ambasadorit pas emërimit në krye të inteligjencës amerikane

Grenell nuk largohet nga posti i ambasadorit pas emërimit në krye të inteligjencës amerikane

Tahiri i reagon Haxhiut pas anulimit të procesit të noterisë: Shihemi në Gjykatë

Tahiri i reagon Haxhiut pas anulimit të procesit të noterisë: Shihemi në Gjykatë

Hamza: Kurti të mos merr vendime popullsite, kjo mund të dëmtojë buxhetin e shtetit

Hamza: Kurti të mos merr vendime popullsite, kjo mund të dëmtojë buxhetin e shtetit

Konjufca: Shfuqizova vendimin e kundërligjshëm për emërimin e 14 konsujve

Konjufca: Shfuqizova vendimin e kundërligjshëm për emërimin e 14 konsujve

Richard Grenell me tri pozicione: Shef i Inteligjencës, Ndërmjetësues Kosovë-Serbi dhe Ambasador në Gjermani

Richard Grenell me tri pozicione: Shef i Inteligjencës, Ndërmjetësues Kosovë-Serbi dhe Ambasador në Gjermani

Albulena Haxhiu merr vendimin e parë si ministre

Albulena Haxhiu merr vendimin e parë si ministre

Veliu priti në takim njoftues Shefin e Misionit të EULEX Lars-Gunnar Wigemark

Veliu priti në takim njoftues Shefin e Misionit të EULEX Lars-Gunnar Wigemark