264 prokurorë dhe gjyqtarë u hetuan për 7 muaj

E publikuar: 13/08/2018 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Arianit Salihu, ka bërë të ditur se në këtë zyrë vetëm për shtatë muajt e parë të këtij viti qytetarët kanë dorëzuar 264 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Salihu në një intervistë për “Zërin” ka folur edhe për Projektligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përmes të cilit parashihet shuarja e kësaj zyre.

Hiç më pak se 264 gjyqtarë dhe prokurorë kosovarë janë hetuar nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ZPD) për shkelje disiplinore vetëm brenda shtatë muajve të parë të këtij viti.

Nga janari e deri në korrik qytetarët kosovarë kanë deponuar në ZPD mbi rreth 300 ankesa ndaj gjyqtarëve e prokurorëve për shkelje të mundshme disiplinore.

Nga 264 prej këtyre ankesave 210 kanë qenë ndaj gjyqtarëve dhe 54 ndaj prokurorëve, nën dyshimin se të njëjtit kanë bërë sjellje të pahijshme, që përfshihet në masën e shkeljes disiplinore. /zëri/.