26 aktakuza ndaj 36 personave për 24 orë

E publikuar: 05/07/2019 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit njëmbëdhjetë (11) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër personave të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, përkatësisht një automjet të tipi Opel, çelësat e veturës, një motoçikletë dhe çelësat e mjetit, si dhe sekuestrimin e një (1) rimorkio e markës Trailor, viti i prodhimit 1986.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”, “Detyrimi” dhe “Grabitja”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dy (2) aktakuza për dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur një rast i cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, përkatësisht një automjet të tipi Opel, çelësat e veturës, një motoçikletë dhe çelësat e mjetit, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’. Gjithashtu, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin e veprave penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “ Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’, si dhe ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të njëjtit. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Detyrimi”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria “, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

4. Prokuroria Themelore Pejë:

Kërkesat për sekuestrim të përkohshëm:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, përkatësisht një automjet të tipi Opel, çelësat e veturës, një motoçikletë dhe çelësat e mjetit.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj dy (2) personave, me dyshimin e veprës penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprat penale, ”Lëndim i lehtë trupor”, “Sulmi “, dhe ”Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhje pylli’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Zjarrëvënie’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë ndaj tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhunë në familje” ; dhe

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të falsifikimit të dokumenteve.

Me këtë rast është sekuestruar :

– Një (1) rimorkio e markës Trailor, viti i prodhimit 1986.