25 vite më parë u dërgua mesazhi i parë nga një telefon

E publikuar: 28/11/2017 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesazhet në telefon kanë ndryshuar mënyrën e të komunikuarit mes njerëzve duke tejkaluar kufijtë.

Dërgimi i një mesazhi përmes telefonit mbush plot 25 vite. Dhe e dini se teksti i parë i dërguar është ‘Gëzuar Krishtlindjet’. Mesazhi i parë është dërguar në 3 dhjetor të vitit 1992 nga inxhinieri i Vodafone Neil Papworth.

‘Gëzuar Krishtlindjet’ ishte përmbajtja e tekstit që ai dërgoi nga kompjuteri i tij tek telefoni një kolegu.

Ideja ishte në fakt për të publikuar një shërbim për të gjetur njerëzit. Por askush nuk e mendoi që shpërndarja mesazheve do të përhapej kaq shumë.

Komunikimi me tekst sot është një prej qëllimeve kryesore të përdorimit të telefonëve, por në fillimet e tij nuk ishte kështu.

Ato ishin më shumë njoftime nga rrjeti për tu treguar marrësve se kishin një mesazh me zë për të dëgjuar. Në 1993, Nokia u bë kompania e parë që ofroi telefonë që komunikonin me SMS.

Në 1995 njerëzit dërgonin 0.4 SMS në muaj. Në 2010-ën bota dërgoi 6.1 trilion mesazhe në muaj ose 193,000 në sekond. /PCWorld Albanian