25 punonjës të IPK-së u trajnuan dhe u certifikuan nga agjentë special të FBI-së

E publikuar: 15/03/2019 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është përmbyllur sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri trajnimi pesë ditor i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 25 punonjës të IPK-së.  

Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan dhe konsiderohet i specializuar për aspekte të veçanta dhe të avancuara të hetimeve.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë  edhe Kryeshefja e IPK-së  znj. Miradije Kelmendi e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.

Pjesë e ceremonisë ishte Drejtori i AKSP-së z. Smajl Smakiqi i cili vlerësoi lart bashkëpunimin me institucionet dhe partnerët nga SHBA -të./Infosot/