2,5 milionë euro për ndërtimin e objektit të ri të Administratës Komunale në Lipjan

E publikuar: 07/03/2019 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ndërtimin e objektit të ri të Administratës Komunale në Lipjan.

Sipas tij, Komuna bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal do të investojnë rreth 2,5 milionë euro në ndërtimin e objektit të ri të Administratës komunale.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Lajm i veçantë sot për qytetarët e Lipjanit

Sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ndërtimin e objektit të ri të Administratës Komunale në Lipjan.

Komuna bashkë me Ministrinë e Pushtetit Lokal do të investojnë rreth 2,5 milion euro në ndërtimin e objektit të ri të Administratës komunale.

Në hapësirën e barakave tashme të rrënuara do ndërtohet një objekt i ri me çasje me të lehtë dhe standarde të reja për shërbime administrative.

Urime qytetarëve të Lipjanit!