25 milion biznese përdorin Instagram

E publikuar: 01/12/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëngjesin e së Premtes Instagram tha se ka 25 milion profile aktive biznesi, një rritje me 10 milion që nga muaji Korrik.

Rrjeti social vazhdimisht publikon statistika të cilat tregojnë ecurinë e platformës siç janë 800 milion përdoruesit aktivë në muaj, por të dhënat e adoptimit nga bizneset është një indikator i rëndësishëm për kompaninë.

Instagram gjithashtu tha se 80% e përdorues ndjekin të paktën një biznes ndërsa 200 milion prej tyre vizitojnë profilin e një biznesi në baza ditore.

Rritja është e lartë duke qenë se profilet e biznesit debutuan vetëm një 1 vit e gjysëm më parë.

Por adoptimi nga bizneset do të thotë fillimi i një gare të egër për vëmendje. Pak vite më parë rrjeti social Facebook u kritikua sepse bizneset dita ditës e kishin më të vështirë të arrinin ndjekësit e tyre pa reklama ndërsa Facebook fajëson sasinë e lartë të përmbajtjeve në News Feed. /PCWorld Albanian