Rifillon qarkullimi i trenave në Kosovë

E publikuar: 30/09/2017 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej mjeteve më kryesore të transportit nuk ka qenë në dispozicion për qytetarët për rreth dy muaj.
Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar për Gazetën Politike se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë nesër (e diele).

“Po mund tu konfirmoj se nesr në ora 16:00 edhe zyrtarisht do të jemi bashkë për të rifilluar qarkullimi i trenit”, ka thënë ministri Lekaj.

Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.
Ndryshe, Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.