22 mijë familje të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre

29.10.2016 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
22 mijë familje të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre

Që nga përfundimi i luftës, numri i shqiptarëve që janë shpërngulur nga veriu i Mitrovicës ka arritur në 22 mijë. Shumë familje të dëbuara nga ajo pjesë jetojnë me qira në jug të Mitrovicës, si refugjatë në qytetin e tyre, ndërkohë që kthimin e tyre në banesa dhe prona të veta prej nga janë dëbuar nuk ua lejojnë strukturat komunale të veriut

Edhe një dimër sikurse edhe 17 të tjerë para tij, shumë familje shqiptare të veriut të Mitrovicës do ta kalojnë nëpër shtëpi të huaja, si refugjatë në qytetin e tyre. Ndonëse kanë banesat e tyre në veri dhe pronat që synonin t’i rindërtonin shtëpitë, atyre nuk u lejohet kthimi atje.

Përveç që nuk u lejohet të kthehen në banesat e veta, aktualisht të uzurpuara nga serbët e veriut të Mitrovicës, shqiptarëve të asaj pjese nuk u lejohet as rindërtimi i shtëpive, të cilat u janë djegur dhe u janë rrënuar gjatë luftës, madje edhe pas lufte, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Në këtë mënyrë, mbi 12 mijë shqiptarë të veriut të Mitrovicës, të cilët janë dëbuar në shkurtin e vitit 2000 nga banesat dhe shtëpitë e tyre në pjesën veriore vazhdojnë të jetojnë në jug të Mitrovicës, si dhe në qendrat tjera të Kosovës. Ata janë të detyruar të paguajnë qira, ndonëse jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda. Disa prej këtyre familjeve jetojnë në ndërtesat e “Trepçës” në Stantërg, të cilat kanë filluar të shemben, por ato janë streha e vetme për shumë familje të dëbuara nga veriu.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiq me tone kërcënuese për Kosovën: Serbia është shumë e fuqishme

Vuçiq me tone kërcënuese për Kosovën: Serbia është shumë e fuqishme

David Hale: Esenca e dialogut është njohja reciproke – Kosova të flasë me një zë

David Hale: Esenca e dialogut është njohja reciproke – Kosova të flasë me një zë

Prokuroria Speciale bëhet e rregullt, shpëtojnë shumë politikanë

Prokuroria Speciale bëhet e rregullt, shpëtojnë shumë politikanë

Pusiq: Zgjidhja është që Serbia ta njohë Kosovën shtet

Pusiq: Zgjidhja është që Serbia ta njohë Kosovën shtet

Nota e ‘çmendur’ e Rashicës pas dy golave në fitoren e Werderit

Nota e ‘çmendur’ e Rashicës pas dy golave në fitoren e Werderit

Haziri: Serbia po dëshiron t’i sakatojë kufijtë e Kosovës

Haziri: Serbia po dëshiron t’i sakatojë kufijtë e Kosovës

Pacolli: Për taksën nuk ka pasur plasaritje brenda koalicionit

Pacolli: Për taksën nuk ka pasur plasaritje brenda koalicionit

Dënohen me burgim Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov e Bedredin Ibraimi

Dënohen me burgim Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov e Bedredin Ibraimi

Haradinaj kujton momentin se sikletshëm të 8 Marsit 2005, kur kishte lënë kryeministrinë e ishte nisur për Hagë

Haradinaj kujton momentin se sikletshëm të 8 Marsit 2005, kur kishte lënë kryeministrinë e ishte nisur për Hagë

Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Ish-ambasadori i Britanisë në ish-Jugosllavi: Serbia ta marrë veriun deri në Ibër, Kosova Luginën e Preshevës

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

Cilat janë “tri goditjet” që Kosova ia dha Serbisë, sipas Bërnabiqit

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

SHBA bën thirrje për pezullimin e taksës, nuk e përjashtojnë mundësinë e korrigjimit të kufirit!

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan takohet me Vuçiqin, diskutohet për taksën e vazhdimin e dialogut

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Diplomati amerikan Hale vjen në Kosovë, taksa dhe dialogu arsyet kryesore të vizitës

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Djali i furrtarit që vdiq dje në Gjilan, fton familjen e shoferit të kamionit në varrim: Ta ndajmë dhimbjen bashkë

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it

Tentativa e heshtur drejt INTERPOL-it