Vuçiq thotë se Haradinaj do ta shmangë armiqësinë me Serbinë

E publikuar: 03/06/2017 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i cili kishte thënë se me Serbinë si armike e Kosovës duhet që edhe Kosova të sillej si armik.
Vuçiq në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Beta është pyetur për deklaratën e Haradinajt, ai ka thënë se Haradinaj “kërcënon çdo ditë”.

Presidenti serb tha se “Haradinaj do kërkojë të shmang armiqësinë dhe do të dëshirojë të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”, shkruan Insajderi.

Haradinaj si kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ditë më parë kishte deklaruar se me Serbinë që e sheh armike Kosovën nuk duhet të sillet as Kosova ndryshe përveç si armiq.