Haradinaj tregon se si do ta zgjidhë demarkacionin

E publikuar: 30/05/2017 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, në një tubim në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka bërë të ditur se do të jetë obligim i tij si mandatar që ta zgjidhë çështjen e demarkacionit.

Sa i përket vijave të kuqe, ai ka thënë se do të kishte vija të kuqe nëse do të vazhdohej me të tashmen, por se nuk mund të vë vija të kuqe me ata që janë deklaruar se duan të ecin përpara.

Për demarkacionin, Haradinaj ka thënë se e ka paraparë që shpejt ta riformojë një komision për demarkacionin.

“E kam paraparë që shpejt ta riformojmë një komision, ta rifilliojmë një komision për demarkacionin”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se sa më shpejtë do të përpunohet versioni i drejtë, të fillohet një proces i rinegocimit me Malin e Zi dhe t’i shkruhet një letër BE-së për këtë.

“Nuk ka për të shkuar gjatë deri te vendim, jam i bindur për këtë”, tha Haradinaj.