Ermali u vra gabimisht, dikush tjetër ishte cak sulmi (Foto)

08.05.2017 00:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ermali u vra gabimisht, dikush tjetër ishte cak sulmi (Foto)

Mitrovica u trondit të premten mbrëma, kur u dha lajmin se i riu Ermal Kamberaj u vra në vendin e tij të punës në një lokal në qendër të Mitrovicës.

Fillimisht mediat raportuan se Ermali u vra për shkak të mos rezervimit të një tavoline në kafiterinë ku punonte, por kjo po del e pasaktë, pasi që ai nuk kishte kurrfarë faji.

Burime të Veriu.info nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se i dyshuari Sadik Bajrami kishte pasur cak sulmi një person tjetër (emër i njohur për redaksinë), por fatkeqësisht atij Ermali i ka ngjarë në të dhe e ka kryer sulmin.

“Ermali dyshojmë se është vrarë gabimisht, pasi që kemi informata se i dyshuari ka dashur ta vrasë një person tjetër, por ka menduar se viktima është personi të cilin ai e kishte cak sulmi. Kemi informacione se i dyshuari ka dashur ta vrasë një person të lagjes Shipoli, e i cili kohëve të fundit ka ardhur nga Perëndimi”, thotë burimi i Veriu.info.

Siç mëson Veriu.info para disa vitesh ishte vrarë në rrethana ende të pasqaruara një familjar i personit që ka qenë cak sulmi.

Veriu.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili është pyetur për informacionin se dorasi nuk e ka pasur cak sulmi Ermal Kamberajn por një person tjetër, pasi që sipas infomacioneve që i kemi edhe policia po i zhvillon hetimet në këtë drejtim, mirëpo, policia nuk e ka pohuar e as mohuar këtë.

“Policia mbi dyshime të bazuara ka shpallë në kërkim të dyshuarin për vrasje të viktimës E.K., ndërsa sa i përket motivit është çështje e procesit hetimor që po zhvillohet”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Merkel mohon se ka përplasje me pasardhësen e saj

Merkel mohon se ka përplasje me pasardhësen e saj

Reagon Çitaku: Gruaja e ‘goditur’ rome – Turp dhe marrëzi

Reagon Çitaku: Gruaja e ‘goditur’ rome – Turp dhe marrëzi

Thaçi kritikon BE-në, përmend alternativa kombëtare

Thaçi kritikon BE-në, përmend alternativa kombëtare

Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, vjen reagimi i partisë

Përleshja në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, vjen reagimi i partisë

Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Krerët e Maqedonisë së Veriut të kënaqur nga raporti i KE-së

Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Marrëveshja e Mirëkuptimit për patrullime të përbashkëta në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

GLPS për Raportin për Kosovën: BE-ja kërkesat e njëjta, perspektiva evropiane po përdoret për politika ditore

GLPS për Raportin për Kosovën: BE-ja kërkesat e njëjta, perspektiva evropiane po përdoret për politika ditore

Pacolli i çon porosi ndërkombëtarëve, pasi Serbia liron zyrtarin kosovar

Pacolli i çon porosi ndërkombëtarëve, pasi Serbia liron zyrtarin kosovar

Halil Kastrati: Sot nis ndërtimi i shtatë shtëpive të reja në Dragash

Halil Kastrati: Sot nis ndërtimi i shtatë shtëpive të reja në Dragash

Basha: Negociatat nuk hapen, Rama e di

Basha: Negociatat nuk hapen, Rama e di

Ministrja Hoxha: Rekomandimet e raportit të progresit, udhërrëfyes për Kosovën

Ministrja Hoxha: Rekomandimet e raportit të progresit, udhërrëfyes për Kosovën

Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

Veseli: PDK nuk është parti e fjalëve, por e vendimeve dhe veprimeve

LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

LDK reagon ndaj deklaratave të Uran Ismailit për aferën ‘Spitali’

Raporti i BE-së për Serbinë, përmendet marrëveshja përfundimtare me Kosovën

Raporti i BE-së për Serbinë, përmendet marrëveshja përfundimtare me Kosovën

Lirohet Marjan Gjoka që ishte arrestuar nga autoritetet serbe

Lirohet Marjan Gjoka që ishte arrestuar nga autoritetet serbe

Vazhdon ‘gjahu’ – Arrestohet edhe një zyrtare policore në veri

Vazhdon ‘gjahu’ – Arrestohet edhe një zyrtare policore në veri