Bahtiri: Kriminelët të gjenden dhe të dënohen më së ashpri

E publikuar: 07/05/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në marshin protestues me moton “Stop vrasjeve. Ne jemi Ermali”, i ka shprehur edhe njëherë ngushëllime familjes dhe ka bërë me dije se i ndjeri Ermal Kamberaj, i cili u vra mbrëmjen e së premtes në një kafiteri të qytetit, ka qenë njëri prej qytetarëve më të mirë dhe më të urtë të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.
“Këtë dënim të dhunës po e shoh te çdo familje tek çdo qytetar, andaj ne si Institucione ju bëjmë thirrje policisë dhe të gjitha organeve kompetente, o sot o kurrë t’i ndalim këto krime të mallkuara. Ky vend do paqe”, tha Bahtiri.

Ai më tej tha se kriminelët duhet të gjenden dhe të dënohen më së ashpëri “që dikush është dënuar ndonjëherë”.

24-vjeçari Ermal Kamberaj, u vra mbrëmjen e së premten me tre plumba në njërën prej kafiterive të Mitrovicës.

Identiteti i dorasit tashmë është zbuluar, por ai vazhdon të jetë në arrati.