205 studentë të Kamenicës përfitojnë nga bursa komunale

E publikuar: 04/12/2020 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë, pas thirrjes publike për aplikim për bursa, sot ka shpallur listën e studentëve përfitues.

Sipas komisionit të formuar për vlerësimin e aplikacioneve, gjatë kohës sa ka qenë thirrja e hapur kanë aplikuar 254 studentë. Prej tyre 205 kanë përfituar në bazë të plotësimit të kritereve të vendosura nga komisioni.

Shuma e cila është ndarë për subvencionimin e studentëve është 48.280,00 euro, ndërkaq në linkun më poshtë gjeni listën e përfituesve.

Kujtojmë që afati për ankesa është tetë (8) ditë pas shpalljes së njoftimit në web-faqen zyrtare të komunës.

LINKU I PËRFITUESVE TË BURSAVE: shorturl.at/myD01