Kamenicë, arsimtari i shurdhon veshin nxënësit (Video)

E publikuar: 02/05/2017 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhurma që shkaktoi me bankat e klasës gjatë një pushimi të shkurtër mes orëve bëri që arsimtari Zejnullah Haliti të ndëshkojë nxënësin Erdon Shillova.

Por shuplaka që i dha ai këtij nxënësi të klasës së tetë të Shkollës Fillore ‘Fan Noli’ në Kamenicë të enjten i ka humbur dëgjimin në veshin e djathtë.

“Mu m’ka pa tu kersit edhe mka ra shpullë”, tha ai.

Arsimtari Haliti nuk deshi të flasë për Klan Kosovën për këtë rast kur u pyet nga drejtori i shkollës Mustafë Rudhani.

Drejtori thotë se po presin vendimin e organeve të rendit për të marrë masa ndaj mësimdhënësit.