Lëvizje e papritur: Lista Serbe nga nesër kthehet në Kuvend?

E publikuar: 26/03/2017 21:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe nga nesër kthehet në institucionet e Kosovës, shkruan portali GracanicaOnline. “Ekzistion mundësi e madhe që të fillojmë me pjesmarrjen në institucione të Kosovës dhe në Kuvend, por kjo varet krejtësisht nga institucionet e Kosovës dhe si ato do ti rrespektojnë principet tona politike”, ka thënë Slavko Simiq, shef i grupit parlamentar të Listës Serbe, transmeton Gazata Blic nga GracanicaOnline.

Arritjen e marrëveshjes për kthimin e Listës Serbe në parlament dje e ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, në intervistë për “Standardin” austriak.